SHPËRNDAJE

Xiaomi ka prezantuar smartphone-in e ri Xiaomi Mi Note, një pajisje me specifika harduerike mbresëlënëse.

Xiaomi Mi Note vjen me ekranin e plotë HD 5 inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve i mbuluar me Gorilla Glass 3 dhe ka të integruar procesorin 4-bërthamor nga Qualcomm Snapdragon 801 2.5GHz, 3GB RAM memorie, dhe 16GB ose 64GB hapësirë të brendshme.

Karakteristikat e tjera të pajisjes përfshijnë: kamera frontale 4 megapikselë, kamera kryesore 13 megapikselë, bateria 3,000 mAh, dhe përkrahja e teknologjive 4G LTE, WiFi dhe Bluetooth.

Modeli Xiaomi Mi Note 16GB do të ketë çmimin rreth 370$, ndërsa modeli 64GB rreth 450$. Pajisa do të dalin në shitje më 27 janar. /ameble

SHPËRNDAJE