SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy J1Samsung sot njoftoi për lansimin e një smartphone-i të ri nga seria Galaxy i koduar me emrin Samsung Galaxy J1. Galaxy J1 është një pajisje tjetër Android nga Samsung i përkrahur nga procesori 2-bërthamor me shpejtësi prej 1.2GHz dhe 512MB RAM memorie.

Ky model po ashtu vjen me një ekran WVGA 4.3 inç me rezolucion prej 480 x 800 pikselë, 4GB hapësirë të brendshme për ruajtje e cila mund të rritet edhe për 128GB të tjera dhe ka të integruar kamerën frontale 2 megapikselë si dhe atë kryesoren 5 megapikselë.

Pajisja më e re nga Samsung përkrahë teknologjitë 3G, WiFi dhe Bluetooth, ka të integruar baterinë 1850 mAh dhe vjen me tri ngjyra, blu, të bardhë dhe të zezë.

Pajisja fillimisht do të lansohet në Malajzi, duke vazhduar më pastaj në SHBA dhe Evropë. Samsung ende nuk ka njoftuar mbi çmimin e mundshëm të Galaxy J1. /ameble

SHPËRNDAJE