SHPËRNDAJE

Gjiganti HTC ka zyrtarizuar pajisjen e re HTC Desire Eye me 13 megapikselë kamerë frontale e dedikuar ekskluzivisht për selfie.

HTC Desire Eye vjen 5.2 inç me rezolucion prej 1080 x 1920 pikselëve i përkrahur nga procesori 4-bërthamor 2.3 GHz Krait 400 Qualcomm Snapdragon 801, 2GB RAM memorie, 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet edhe për 128GB nëpërmjet microSD kartelës, kamerën e pasme 13 megapikselë dhe po ashtu të integruar edhe një bateri të fuqisë 2,400 mAh.

HTC Desire Eye 1

Përveç tjerash, HTC Desire Eye përkrahë teknologjitë 2G, 3G dhe 4G LTE, Bluetooth 4.0, NFC dhe vjen me sistemin operativ Android 4.4.4 Kitkat me Sense 6.0 UI.

Aktualisht nuk ka informata rreth çmimi të pajisjes HTC Desire Eye. /ameble

SHPËRNDAJE