SHPËRNDAJE

Në ngjarjen e organizuar nga kompania HTC është prezantuar modeli i ri HTC One M8.

Edhe pse pothuajse dizajni është i ngjashëm me modelin paraprak, në modelin e ri si duket HTC është përkushtuar më shumë në përmirësimin e harduerit.

HTC One M8 vjen me ekranin 5 inç me teknologjinë Super LCD3 i mbrojtur nga gërvishtjet me Corning Gorilla Glass 3.

Modeli i ri është përkrahur nga procesori 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 801 2.3 GHz Krait 400 i dedikuar për SHBA, EU, Lindjen e Mesme dhe Afrikën dhe 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 801 2.5 GHz Krait 400 i dedikuar për Azinë dhe Kinen dhe ka të integruar 2 GB RAM Memorie.

HTC One M8 vjen me dy modele 16 GB dhe 32 GB, dhe që të dyja e përkrahin mundësin e zgjerimit të hapësirës së brendshme deri në 128 GB nëpërmjet micro SD kartelës.

Kamera frontale është 5 megapiksel, ndërsa ajo e pasme është 4 megapiksel e shoqëruar me vendosjen edhe një kamere shtesë e cila edhe e mat thellësinë e informacionit, me ç’ rast përdoruesi mund të për formojë edhe disa veprime pas shkrepjes së fotografisë. Për këtë arsye edhe HTC e quan dual kamera.

Bateria është e fuqisë së 2600 mAh nga Li-Po dhe nuk mund të ndërrohet nga përdoruesi. /ameble

SHPËRNDAJE