Microsoft njoftoi për modelin e ri të smartphone-it të tyre Nokia Lumia 530 i cili do të jetë në dispozicion në dy versionet, me një SIM të vetme dhe atë të dyfishtë.
Nokia Lumia 530 është po ashtu edhe një anëtar i ri i platformës Windows Phone 8.1 i mbështetur nga procesori 4-bërthamor 1.2GHz Qualcomm Snapdragon 200 dhe vetëm 512MB RAM.
Karakteristikat të tjera të Lumia 530 përfshijë ekranin 4 inç LCD me rezolucion prej 854 x 480 pikselëve, 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet deri në 128GB nëpërmjet microSD kartelës, kamera fronatle 5 megapikselë si dhe 15GB hapesirë shtesë në shërbimin cloud.
Nokia Lumia 530 do të lansohet globalisht në gusht me një çmim rreth 100 €. Pajisja do të vijë në një gamë të ngjyrave, duke përfshirë atë jeshile, portokalli, të bardhë dhe ngjyrë hiri. /ameble