Nokia prezantoi smartphone-in Lumia 930 i cili karakterizohet me ekranin OLED 5 inç me definicion të plotë me rezolucion prej 1920 x 1080 pikësela dhe vjen me sistemin e ri nga Microsoft, Windows Phone 8.1

Modeli Lumia 930 ka të integruar dy kamera, të pasmen 20 megapiksel dhe atë frontalen HD 1.2 megapiksel, procesorin 4-bërthamor 2.2 GHz Snapdragon Qualcomm 800, 2GB RAM memorie dhe 32GB hapësirë të brendshme. Ky model nuk e përkrah mundësin e rritjes së hapësirës së brendshme nëpërmjet kartelës SD, por ofron falas 7 GB hapësirë në cloud.

[youtube id=”x7eMY45Fw0M” width=”600″ height=”350″]

Nokia do të lanson modelin Lumia 930 në Evropë, Azi, Indi, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine në Qershor, me përjashtim të SHBA-ve.

Çmimi i Nokia Lumia 930 pritet të jetë 599 $. /ameble