Kompania Nokia ka prezantuar pajisjen e saj të parë phablet Lumia 1520, në ngjarjen që është mbajtur në Abu Dhabi. Lumia 1520 posedon procesorë 4-bërthamor Snapdragon 800, ekranin 6 inç 1080p, kamerën PureView 20 megapikselë dhe përfshinë 4 mikrofona.

Nokia Lumia 1520

Lumia 1520 pritet të shfaqet me aplikacione të reja nën emrin “Nokia Black”, që përfshinë aparatin fotografik të përditësuar, harta dhe aplikacionin që tregon për ndodhitë.

Ky model do të jetë në dispozicion me ngjyrë të kuqe, të verdhë, të bardhë dhe të zezë dhe çmimi i tij do të jetë 749 $ pa taksa. Lumia 1520 fillimisht do të jetë në dispozicion për shitje në Hong Kong, Singapor dhe SHBA pastaj në Evropë dhe në Kinë.|ameble|