SHPËRNDAJE

Samsung ka zyrtarizuar edhe një tjetër smartphone Android, Samsung Galaxy Ace 4, një smartphone me ekran 4 inç WVGA TFT.

Samsung Galaxy Ace 4, do të jetë në dispozicion në të dy versionet 3G dhe 4G LTE, dhe çdo pajisje do të vijë me specifika paksa të ndryshme.

Samsung Galaxy Ace 4

Modeli Ace Galaxy 4 3G do të vijë me një procesor 2-bërthamor 1GHz i përkrahur me 512MB RAM memorie dhe përmban 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet me anë të microSD kartelës, një bateri 1.500 mAh dhe ka të integruar dy kamera, frontalen 0.3 megapikselë dhe kryesoren 5 megapikselë.

Ndërsa, modeli Samsung Galaxy Ace 4 LTE do të vijë me një procesor 2-bërthamor 1.2GHz i përkrahur me 1GB RAM memorie dhe përmban 4GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet me anë të microSD kartelës, një bateri 1.800 mAh, kameren frontale 0.3 megapikselë dhe kameren kryesore 5 megapikselë.

Të dy versionet e smartphone-it do të vijnë me platformën Android 4.4 KitKat.

Sa i përket datës së lansimit në treg si dhe çmimin për Samsung Galaxy Ace 4, Samsung ende nuk ka bërë njoftimin zyrtar. /ameble

SHPËRNDAJE