Siç është paralajmëruar më herët, dje në mesnatë gjatë një konference shtypi në qytetin e New York-ut është mbajtur ngjarja e shumëpritur nga Sony, me ç’rast është zyrtarizuar gjenerata e katërt e Sony PlayStation.
PlayStation 4 përmban një dizajn krejt të ri në krahasim me paraardhësit e tij, po ashtu edhe kontrollorët, si dhe është prezantuar “Eye Camera” që i ofron zhvilluesve një platformë në të cilën ata mund të krijojnë lojëra të reja pa kufij si asnjëherë më parë.
Sony PlayStation 4 është paraqitur si një pajisje me përformanca mjaft të mira të mundësuara nga procesori 8 bërthamor “Jaguar” AMD, 8 GB Ram GDDR 5, Wi-Fi 802.11n , Bluetooth 2.1, USB 3.0, dalje HDMI dhe një port optike. Çka mbetet ende enigmë e kesaj pajisje është se nuk është shfaqur dizajni i pajisjes së jashtme. Kjo me arsyetim se do të mbetet sekret i më vonshëm. |ameble| [divider top=”0″]