NVIDIA njoftoi se ka përfunduar pajisjen e tyre të fundit, tabletin NVIDIA Shield e dedikuar për lojëra.
NVIDIA Shield Tablet vjen me një ekran 8 inç Full HD me një rezolucion prej 1920 x 1200 pikselëve i mbështetur nga procesori i ri NVIDIA Tegra K1 me shpejtësi prej 2.2Ghz.
Do të jenë dy modele të tableti NVIDIA Shield në dispozicion. Modeli me WiFi dhe vetëm 16GB hapësirë të brendshme dhe modeli tjetër me WiFi dhe 4G LTE me 32GB hapësirë të brendshme.
Tableti NVIDIA Shield gjithashtu është i pajisur me një kamerë frontale 5 megapiksel HDR si dhe një kamerë të pasme 5 megapixel me auto-fokus dhe HDR dhe do të vije me versionin e fudnit të sistemit Android 4.4 KitKat.
Sa i përket çmimit, modeli 16GB me WiFi do të ketë çmimin 299$ ndërsa modeli 32GB 4G LTE 399 $. /ameble