SHPËRNDAJE

Kompania gjigante Microsoft, prezantoi sistemin e ri të përditësuar Windows Phone 8.1 i cili sjell në vete shumë risi.

Platforma e re Windows Phone 8.1 tani më ka të integruar asistentin virtual i quajtur Cortona i cili do të luan rolin e njëjte sikurse Google Now në Android dhe Siri në Apple duke i asistuar përdoruesit në çdo kohë dhe në çdo mënyrë. Shërbimet nga Cortana fillimisht do të jenë aktive dhe funksionale në SHBA, duke vazhduar më tutje në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë, ndërsa përdoruesit e shteteve të tjera do të kenë përkrahjen nga Cortana më vonë.

Cortona

Windows Phone 8.1 më në fund merr një qendër të dedikuar të njoftimit e quajtur Qendra e Veprimit ose Action Center e përshtatshme për vendosjen dhe qasjen e shpejtë të funksioneve të ndryshme sikurse rregullimi i shkëlqimit, menaxhimi i Wi-Fi, Bluetooth dhe shumë mundësi të tjera.

WindowsPhone 8.1 Functions

Sistemi Operativ Windows Phone 8.1 ka të integruar versionin e fundit të Internet Explorer IE 11, përkrahë VPN si dhe ofron mundësin e inkriptimit të email -ave.

Windows Phone 8.1 do të fillon të lansohet në fund të muajit Prill ose në fillim të muajit Maj, me ç’ rast edhe do të kuptojmë konkretisht se si funksionon. /ameble

SHPËRNDAJE